Punëtori kërkon pushim nga telefoni, shefi aprovon me një klik, dhe ju e dini gjithmonë kush mungon sot dhe sa ditë i kanë mbetur secilit.
Nga kërkesa deri te raporti mujor, gjithçka ndodh vetë.
Sheh sa ditë i kanë mbetur, kush mungon nga ekipi, dhe dërgon kërkesën për ditë të plota, gjysmë dite ose disa orë.

Shefi i departamentit → menaxheri → drejtori. Secili merr email dhe njoftim në telefon kur i vjen radha.

Kalendari i mungesave, ditët e mbetura, raportet mujore e vjetore dhe eksporti për Excel, pa i llogaritur me dorë.

E ndërtuar për rregullat e punës në Kosovë.
Nga data e fillimit: ditë bazë + vjetërsi + ditë shtesë. Proporcionalisht për të rinjtë. Pa të diela, festat zyrtare dhe të shtunat e lira.
Përdoren të parat dhe skadojnë më 30 qershor. Më 1 janar kalojnë vetë në vitin e ri.
Shef departamenti, menaxher, drejtor. Kur shefi është me pushim, aprovon zëvendësi i tij.
Punëtori e fotografon me telefon. E shohin vetëm shefat e tij dhe HR-i.
Paralajmërim kur në të njëjtat ditë mungojnë shumë nga i njëjti departament. Zëvendësuesi zgjidhet në kërkesë.
Bllokoni datat e punëve të mëdha, për të gjithë ose vetëm për një departament.
Martesë, lindje, vdekje në familje, me kufi ditësh. Edhe ditë kompensimi për punën në festa.
Paneli me grafikë, raporti mujor me email më 1 të muajit, dhe "kush mungon këtë javë" çdo të hënë.
Punëtor, shef, drejtor, HR, admin: secili sheh vetëm atë që i takon. Çdo ndryshim mbetet i shënuar.


Pa kufi punëtorësh, pa kosto instalimi.
Paguani muaj për muaj, ndaloni kur të doni.
Kurseni 81 € (rreth 8 € në muaj)
Jo. Hapet në çdo telefon ose kompjuter. Punëtorët mund ta shtojnë në ekranin kryesor të telefonit dhe e përdorin si aplikacion.
Me përdorues dhe një PIN me 4 shifra që ua jep zyra. Mbeten të kyçur në telefon 60 ditë. Nëse e harrojnë, admini u jep PIN të ri me një klik.
I importoni nga Excel-i (emri, departamenti, data e fillimit, ditët e vitit të kaluar), ose i shtoni një nga një. Me planin vjetor importin e bëjmë ne për ju.
Ditët bazë, ditët për vjetërsi, ditët shtesë dhe afati për ditët e vitit të kaluar caktohen nga ju, sipas ligjit dhe kontratës suaj. Festat zyrtare të Kosovës janë të përfshira.
Në server të dedikuar, me lidhje të koduar (HTTPS) dhe kopje rezervë çdo natë. Çdo kompani ka hapësirën e vet të ndarë. Raportet e mjekut i shohin vetëm shefat e punëtorit dhe HR-i.
Me faturë dhe transfer bankar, mujor ose vjetor. Mund ta ndërprisni kur të doni dhe ju i japim të gjitha të dhënat në Excel.
Hapni demon dhe shikojeni si punëtor, si shef dhe si drejtor. Ose na shkruani dhe ua hapim kompaninë tuaj brenda ditës.